Ditë të nxehta dhe pa shi, parashikimi i motit për dy javët e para të gushtit

Ditë të nxehta dhe pa shi, parashikimi i motit për dy javët e para të gushtit

Meteorologu i MeteoAlb, Hakil Osmani, në një lidhje të drejtpërdrejtë për Euronews Albania me gazetaren Alba Xhani, dha parashikimin e detajuar për fundjavën dhe të gjithë javën, duke paralajmëruar se termometri pritet të ngjitet deri në 41°C në disa qarqe të vendit. Sipas tij, 15-ditëshi i parë i muajit do të jetë më i nxehti dhe me mungesë të theksuar të reshjeve, ndërsa vlerat më të larta termike do të regjistrohen në qytete si Elbasani, Berati, Tirana, Gjirokastra dhe Shkodra. Ndërkohë, lehtësimi i vetëm pritet vetëm pas mesit të muajit, ku temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë dhe do të shfaqen rrebeshet e para të shiut. “Dita e sotme në fakt mbetet me temperatura shumë të larta, ku presim që sërish maksimumet të...