Dita e sotme me vranësira, reshje shiu dhe rrebeshë
Gjatë ditës së sotme (30 prill), në qarqet Kukës, Dibër dhe Durrës priten reshje të dobëta deri lokalisht mesatare, të shoqëruara me shtrëngata. Në qarqet e tjera të vendit parashikohen reshje të dobëta. Në verilindje të vendit, në lartësitë mbi 1000 metra mbi nivelin e detit, reshjet pritet të jenë në formën e dëborës. Në zonat malore priten rrebeshe shiu, ndërsa në zonat e ulëta dhe përgjatë bregdetit reshjet do të jenë të pakta.
Burimi:
javanews.al