Dita e sotme me kushte atmosferike të qëndrueshme, kthjellime në të gjithë territorin

Dita e sotme me kushte atmosferike të qëndrueshme, kthjellime në të gjithë territorin

Ditën e sotme (23 prill) vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti parashikohet fillimisht me alternime vranësirash si dhe kthjellime, kryesisht pas orëve të mesditës, në pjesën më të madhe të vendit. Era do të fryjë me drejtim kryesor verilindje-veriperëndim me shpejtësi 8m/s, ndërsa në lugina dhe bregdet hera-herës do të arrijë shpejtësi deri 16m/s, Deti do të jetë me valëzim në detet Adriatik dhe Jon i forcës 2-4 ballë.