Dita e sotme me alternime kthjellimesh dhe vranësirash
Ditën e sotme (18 maj) vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësirat mesatare e lokalisht të dendura, më të theksuara në male në veri e lindje të territorit, nga ku edhe do të pasohen me reshje të dobëta e të izoluara shiu, gjatë orëve të mesditës dhe pasdites. Era do të fryjë me drejtim nga veriperëndim-perëndim me shpejtësi mesatare 6 m/s, e cila përgjatë vijës bregdetare, zonave luginore dhe në momentin e zhvillimit të vranësirave pritet të fitojë shpejtësi deri në 10 m/s. Deti do jetë me valëzim në detet Adriatik dhe Jon i forcës 1-2 ballë.
Burimi:
javanews.al