Bordi ul çmimin e karburanteve, ja me sa do shitet nafta dhe benzina

Bordi ul çmimin e karburanteve, ja me sa do shitet nafta dhe benzina

Bordi i Transparencës ka publikuar këtë të enjte, 28 maj, vendimin e ri për çmimet e karburanteve në vend. Sipas vendimit, çmimi i shitjes me pakicë i naftës do të jetë jo më shumë se 187 lekë për litër, ndërsa çmimi i shitjes me shumicë është caktuar jo më shumë se 175 lekë për litër. Ndërkohë, benzina do të tregtohet me pakicë me një çmim maksimal prej 174 lekësh për litër, ndërsa me shumicë jo më shumë se 162 lekë për litër. Bordi bëri të ditur se çmimet e reja hynë në fuqi sot, më 28 maj, në orën 14:00 dhe do të mbeten në fuqi deri në mbledhjen e ardhshme, ku do të reflektohen ndryshimet e reja të tregut. Autoritetet kanë paralajmëruar operatorët e...