BBC: Shqipëria e përvojave autentike jashtë kurtheve turistike

BBC: Shqipëria e përvojave autentike jashtë kurtheve turistike

Shumë njerëz po kërkojnë emocionin e të zbuluarit rastësisht një perlë të fshehur gjatë pushimeve, duke preferuar përvoja më autentike jashtë destinacioneve masive turistike. Ky trend po vërehet sidomos mes turistëve britanikë, sipas ABTA-s, shoqatës së agjentëve britanikë të udhëtimit, e cila raporton se dy në pesë britanikë planifikojnë të vizitojnë këtë vit një vend ku nuk kanë qenë kurrë më parë. Sipas një artikulli të BBC, Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje si një destinacion i tillë. Blogerja e udhëtimeve, Amber Robertson, shpjegon se Shqipëria është e lehtë për t’u arritur dhe ofron një përvojë unike. “Mund të fluturosh për në Korfuz, pastaj të marrësh një traget gjysmë ore për në Sarandë – kjo është një hyrje perfekte për të zbuluar ‘Rivierën Shqiptare’”,...