Arkitektura ndër degët më të prefetuara të studimit, maturantët e interesuar do t’i nënshtohen testimit më 19 gusht

Arkitektura ndër degët më të prefetuara të studimit, maturantët e interesuar do t’i nënshtohen testimit më 19 gusht

Arkitektura vazhdon të mbetet një nga degët më të kërkuara për maturantët. Për t’u bërë pjesë e Fakultetit të Arkitekturës dhe Urbanistikës, kandidatët duhet të kalojnë testin e pranimit, i cili zhvillohet më 19 gusht dhe ka peshën kryesore në përzgjedhje. “Kërkesa është mjaft e lartë, vitin e kaluar kishim 400 kandidatë. Fakulteti ka 100 kuota për maturantët, brenda dhe jashtë vendit, për arkitekturën, për urbanistikën 50 dhe për dizajn 30 kuota. Nga eksperienca e viteve te kaluara ata që kanë dalë fitues kanë një mesatare mbi 9, ndërsa urbanistika 8.5. Kërkesat janë kaq të larta sa regjistrimet i mbyllim për 48 orë”, tha Ani Panariti, zv.dekane e FAU. Përtej konkurrencës, mbetet një nga degët me perspektivën më të mirë të punësimit. Studentët mund të...