“Animals Need Me” peticion institucioneve: Të ndalet helmimi i kafshëve në Shqipëri
Organizata “Animals Need Me” i është drejtuar me një peticion Ministrit të Pushtetit Vendor, Ministrisë së Drejtësisë, Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Ministrisë së Brendshme, si edhe 61 bashkive të vendit, duke kërkuar ndërhyrje të menjëhershme për të ndalur helmimet e kafshëve endacake dhe atyre me pronar. Në peticion, organizata shpreh shqetësimin për helmimet e përsëritura të qenve dhe maceve në të gjithë Shqipërinë, duke theksuar se prej vitesh raportohen qindra raste çdo vit. Sipas saj, pavarësisht kallëzimeve penale të depozituara që nga viti 2023, shumica e çështjeve janë pushuar pa hetime efektive dhe pa vendosje përgjegjësie. Animals Need Me kërkon nga institucionet shqiptare miratimin e politikave humane për menaxhimin e kafshëve endacake, zgjerimin e programeve të sterilizimit, vaksinimit dhe identifikimit, hetimin e plotë...
Burimi:
javanews.al