Akademia e Sigurisë heq dorë nga kateringu pas dy helmimeve, ushqimi përgatitet në mensë
Këto janë momentet kur të rinjtë që aspirojnë të veshin uniformën blu marrin ushqimin në ambientet e mensës. Pas helmimit të dytë në Akademinë e Sigurisë, prej dy javësh institucioni ka hequr dorë nga ushqimi me katering për studentët. Burimet thanë për A2CNN se tashmë ushqimi përgatitet në mensën e institucionit. Në vetëm një muaj në akademinë e Sigurisë ndodhën dy helmime ku në total 116 kursantë shfaqën simptoma si të vjella, diarre dhe temperaturë pas konsumimit të vakteve me katering. Kursantët morën ndihmë mjekësore në spital ndërsa nisi hetimi për standardet e sigurisë ushqimore në akademinë e sigurisë. Ushqimi për kursantët gatuhej në ambientet e kompanisë Sor Al dhe më pas dërgohej në akademinë e sigurisë. Kjo mëënyrë tashmë prej datës 27 qershor ka...
Burimi:
javanews.al