Gushti sjell kulmin e sezonit turistik në Theth, rreth 2 mijë vizitorë qëndrojnë çdo natë

Gushti sjell kulmin e sezonit turistik në Theth, rreth 2 mijë vizitorë qëndrojnë çdo natë

Muaji gusht ka shënuar kulmin e sezonit turistik në Theth, një nga destinacionet më të vizituara të Alpeve Shqiptare. Mesatarisht, çdo natë në fshat qëndrojnë rreth 2 mijë turistë, ku pjesa më e madhe janë vizitorë të huaj. Përveç atraksioneve natyrore si Ujëvara e Grunasit dhe Syri i Kaltër, shtegu Theth–Valbonë mbetet një nga itineraret më të preferuara nga turistët. Vizitorë nga vende të ndryshme shprehen të mahnitur nga bukuritë natyrore të zonës. “Vij nga Izraeli. Më pëlqen shumë. Kam qëndruar një ditë dhe është shumë tërheqëse.” Një tjetër turist nga Izraeli tregon se e zgjodhi Thethin pasi u informua në internet. “Kërkuam në Google dhe kështu e njohëm. Është një vend shumë i bukur. E rekomandoj. Nesër do të bëjmë ecjen për në Valbonë...