Skënder Hita zbret në Vlorë, shkarkon drejtorin e Policisë, kërkon falje publike, garanton standarde të reja,…

Skënder Hita zbret në Vlorë, shkarkon drejtorin e Policisë, kërkon falje publike, garanton standarde të reja,…

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi dje një konferencë për shtyp në Vlorë, ku foli për ngjarjen e ndodhur më 30 maj në Zvërnec dhe masat e marra pas incidentit që shkaktoi reagime të shumta publike. Hita pranoi se mënyra si u menaxhua protesta dhe informacioni i përcjellë më pas nga strukturat vendore të policisë nuk ishte në nivelin e kërkuar dhe cenoi besimin e qytetarëve te institucioni. Kreu i Policisë bëri të ditur se drejtori i Policisë së Vlorës është shkarkuar për shkak të dështimit në administrimin e situatës, por edhe për informacionin e pasaktë të dhënë publikisht lidhur me qytetarin që u mor me forcë dhe u godit nga punonjës të sigurisë private në kantier. Sipas tij, në vend...