“Skandali i radhës që turpëroi vendin”/ Flet Blushi: Rama grabiti 4.2 milionë euro për të financuar një festival privat
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për shpërdorim të fondeve publike, duke pretenduar se 4.2 milionë euro nga taksat e qytetarëve janë përdorur për financimin e një koncerti, në vend që të shkonin për nevoja jetike të shqiptarëve. Në një deklaratë për mediat, Blushi tha se Shqipëria është në qendër të vëmendjes së mediave ndërkombëtare jo për ndonjë arritje, por për atë që ai e cilësoi si shpërdorim të 4.2 milionë eurove nga fondi i emergjencave. Sipas tij, këto para duhej të ishin përdorur për pensionistët, familjet në nevojë, spitalet, barnat, pajisjet mjekësore dhe arsimin, ndërsa akuzoi qeverinë se i ka devijuar për të financuar një aktivitet privat. Blushi deklaroi se fondi i emergjencave ekziston për të...
Burimi:
sot.com.al