Siguria rrugore në alarm/ Brenda një jave mijëra shkelje në Tiranë, nga alkooli te përdorimi i celularit në timon

Siguria rrugore në alarm/ Brenda një jave mijëra shkelje në Tiranë, nga alkooli te përdorimi i celularit në timon

Mbi 12 mijë shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor janë konstatuar gjatë javës së fundit nga Policia Rrugore e Tiranës, në kuadër të kontrolleve të shtuara në akset kryesore dhe zonat me fluks të lartë lëvizjeje. Kontrollet kanë çuar në 24 raste procedimesh penale për drejtues mjetesh, ndërsa një shofer është proceduar pasi tentoi të shmangte masën administrative duke i ofruar 2 mijë lekë të rinj një punonjësi policie. Gjatë monitorimeve janë evidentuar gjithashtu raste të drejtimit të mjetit në gjendje të dehur, përdorimit të celularit gjatë drejtimit, mungesës së rripit të sigurimit dhe shkeljeve të tjera që rrezikojnë sigurinë në rrugë. Njoftimi Policia Rrugore e Tiranës, kontrolle të vazhdueshme në akset lidhëse dhe në ato me frekuentim të lartë, me objektiv parandalimin e aksidenteve....