Bushati: Në Shqipëri po zhvillohet një kapitalizëm grabitqar i një grushti njerëzish në kurriz të qytetarëve

Bushati: Në Shqipëri po zhvillohet një kapitalizëm grabitqar i një grushti njerëzish në kurriz të qytetarëve

Ish-ministri i Jashtëm socialist, Ditmir Bushati ka komentuar protestat që prej 84 ditësh kërkojnë dorëheqjen e Edi Ramës, duke i cilësuar ato si ndër lëvizjet më masive që janë parë në vend që prej rënies së komunizmit. Bushati argumentoi për TheNewsAgents se pas protestave qëndron një pakënaqësi shumë më e gjerë sociale, e krijuar gjatë dekadave të fundit nga ajo që ai e cilësoi si “kapitalizëm grabitqar përgjatë 35 viteve”. Sipas tij hapësirat publike janë privatizuar nga një grusht njerëzish, ndërsa theksoi se ajo që po ndodh nuk shihet thjesht si reagim ndaj mbrojtjes së natyrës. “Sepse kjo ka të bëjë edhe me kapitalizmin grabitqar që kemi përjetuar gjatë 30–35 viteve të fundit, ku të mirat publike dhe hapësira publike janë tkurrur gjithnjë e më...