Siguria në pikëpyetje/ Nga plagosja e policit, te grabitja e argjendarisë në Kamëz, eksperti Softa tregon problematikat

Siguria në pikëpyetje/ Nga plagosja e policit, te grabitja e argjendarisë në Kamëz, eksperti Softa tregon problematikat

Eksperti i sigurisë Fatjon Softa ka komentuar ngjarjet e fundit kriminale në vend, duke ngritur shqetësime për përfshirjen e efektivëve të policisë dhe drejtuesve të ndryshëm në episode të rënda kriminale. Sipas Softës, kjo situatë po ndikon drejtpërdrejt në uljen e besimit të qytetarëve tek Policia e Shtetit. Duke iu referuar plagosjes së efektivit në Tiranë, Softa i ftuar ne nje studio televizive tha se hetimet duhet të sqarojnë nëse janë përdorur armë nga të dyja palët dhe në çfarë rrethanash ndodhej polici në vendngjarje. Ai shtoi se në rast se efektivi kishte dijeni për persona me precedent penal apo për armëmbajtje pa leje dhe nuk ka njoftuar strukturat përkatëse, atëherë bëhet fjalë për mosveprim institucional. Softa theksoi gjithashtu rëndësinë e verifikimit nëse arma është...