Shtyhet seanca për Arben Ahmetaj, nuk ishin njoftuar disa nga të akuzuarit

Shtyhet seanca për Arben Ahmetaj, nuk ishin njoftuar disa nga të akuzuarit

Shtyhet seanca paraprake ndaj Arben Ahmetaj dhe të pandehurve të tjerë. Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha raporton se seanca u shty për shkak se nuk ishte finalizuar njoftimi i disa të akuzuarve. Sakaq mësohet se seanca e radhës do të mbahet më 15 qershor. Top Channel