“Shqiptarët janë kundër qeverisë dhe…”/ Marjana Koçeku për median italiane: Ja pse vendosa të largohesha nga PS
Deputetja e pavarur Marjana Koçeku, e njohur edhe si “Neomalsore”, ka rrëfyer arsyet e largimit nga Partia Socialiste, vizionin e saj për zhvillimin e Shqipërisë dhe qëndrimin ndaj protestave qytetare, në një intervistë për Osservatorio Balcani e Caucaso Transeuropa. Koçeku tregon se u kthye në Shqipëri në vitin 2021, pasi kishte studiuar shkenca politike dhe marrëdhënie ndërkombëtare jashtë vendit, me synimin për të zhvilluar biznesin familjar të agroturizmit në zonën e Liqenit të Komanit. Ajo kujton se hyrja në politikë erdhi pas një ftese të drejtpërdrejtë nga kryeministri Edi Rama për t’iu bashkuar Partisë Socialiste në zgjedhjet parlamentare të vitit 2025. Megjithatë, më 14 qershor 2026, Koçeku vendosi të largohej nga PS, duke deklaruar se nuk mund të mbështeste politika që, sipas saj, dëmtojnë mjedisin....
Burimi:
sot.com.al