Shqipërisë po i merret fryma! Rritet sipërfaqja e lejeve, përmasat reale janë masive; Priten mbi 3.7 mld euro ndërtime

Shqipërisë po i merret fryma! Rritet sipërfaqja e lejeve, përmasat reale janë masive; Priten mbi 3.7 mld euro ndërtime

  Sipërfaqja totale e parashikuar për ndërtimet e reja në këtë tremujor është 377.061 m², duke shënuar një rritje prej 12,5 %, në krahasim me tremujorin e parë të vitit 2025 (335.137 m²), raportoi INSTAT. Megjithatë, këto janë vetëm lejet e dhëna nga Bashkitë. Botimi i statistikave mbi lejet e ndërtimit mbështetet aktualisht vetëm në të dhënat e siguruara nga bashkitë, të cilat janë autoritetet kryesore për dhënien dhe raportimin e këtyre lejeve. Megjithatë, VKM nr. 408, datë 13.5.2015 “Për miratimin e rregullores së zhvillimit të territorit”, i ndryshuar*, përcakton se në procesin e miratimit të lejeve të ndërtimit përfshihen edhe institucione të tjera përgjegjëse, përveç bashkive. Duke qenë se ende nuk ka një raportim të standardizuar dhe të plotë nga të gjitha këto ente...