Shqipëria po shitet copë-copë”/ Media europiane: Bregdeti dhe zonat e mbrojtura po privatizohen për resortet e luksit

Shqipëria po shitet copë-copë”/ Media europiane: Bregdeti dhe zonat e mbrojtura po privatizohen për resortet e luksit

Një artikull i medias europiane EUobserverkritikon ashpër mënyrën si po zhvillohen investimet turistike në Shqipëri, duke paralajmëruar se zonat e mbrojtura dhe bregdeti po privatizohen në favor të resorteve luksoze dhe investitorëve të huaj. Në fokus vihet projekti i lidhur me Jared Kushner në ishullin e Sazanit, si edhe ndërhyrjet në Nartë dhe Divjakë-Karavasta. Sipas artikullit, qeveria po justifikon hapjen e këtyre territoreve me argumentin se “shqiptarët nuk i kanë përdorur kurrë”, ndërsa autorët theksojnë se natyra nuk mund të trajtohet si “pronë e pashfrytëzuar” që duhet kthyer në biznes. EUobserver paralajmëron se projektet turistike rrezikojnë habitate të rralla, specie të mbrojtura dhe korridore të rëndësishme migrimi të shpendëve në Mesdhe. Artikulli ngre dyshime edhe mbi mungesën e transparencës, procedurat mjedisore dhe lejimin e ndërtimeve...