Shqipëria i bashkohet forcës ndërkombëtare të stabilizimit në Gaza
Shqipëria do t’i bashkohet Forcës Ndërkombëtare të Stabilizimit (ISF) në Gaza, një mision shumëkombësh i mbështetur nga administrata e presidentit amerikan Donald Trump, që synon të mbikëqyrë zbatimin e fazës së dytë të armëpushimit mes Izraelit dhe Hamasit. Lajmi është bërë i ditur nga gazeta izraelite Jerusalem Post, e cila raporton se krahas Shqipërisë, pjesë e misionit do të jenë edhe Maroku dhe Greqia. Sipas raportimit, ende nuk ka një afat të përcaktuar për dislokimin e forcave nga këto vende, ndërsa mbetet e paqartë edhe natyra e kontributit që secili shtet do të japë në terren. Përfshirja e Shqipërisë në këtë mision ishte përmendur edhe më herët nga drejtuesit e ISF-së. Në muajin shkurt, komandanti i forcës, gjeneralmajori amerikan Jasper Jeffers, deklaroi se Shqipëria ishte...
Burimi:
ntv.al