Shpronësimi që zuri brenda qeverinë/ Si u sajua Shkolla e Biçikletave për të fshehur gjurmët e Aruba-s
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj filloi të fliste për ndërtimin e një akademie biçikletash në Tiranë. “Do të kemi një hapësirë pranë sheshit “Nënë Tereza”, ose këtë hapësirë midis Pallatit të Kongreseve dhe Presidencës, ose tek sheshi “Italia”, i cili në fakt tashmë është kthyer në sheshin e biçikletave, si një hapësirë fantastike ku të gjithë çamarrokët e Tiranës mësojnë dyrrotakët, për të pasur një qytet më të shëndetshëm”, u shpreh Veliaj. Por akademia e biçikletave nuk u ndërtua asnjëherë atje ku tha Veliaj. Ndërtimi i saj u zhvendos disa metra më tutje, pas stadiumit, në kryqëzimin mes rrugëve Dervish Hima dhe Sheh Ahmeta Pazari. Përveç vendit, Akademia ndryshoi dhe emrin duke u bërë Shkolla e Biçikletave. Mënyra...
Burimi:
sot.com.al