“Shpopullimi që po i ndodh vendit, duhet të alarmojë institucionet”/Deputetja:Shqipëria shihet si plaçkë për t’u shitur

“Shpopullimi që po i ndodh vendit, duhet të alarmojë institucionet”/Deputetja:Shqipëria shihet si plaçkë për t’u shitur

Deputetja e Partisë Demokratike, Ledina Alolli, në një deklaratë për mediat u ndal te kriza demografike që po përballet Shqipëria, duke ngritur shqetësimin për rënien e lindshmërisë, largimin e të rinjve dhe tkurrjen e popullsisë. Alolli u shpreh se shifrat zyrtare tregojnë një situatë alarmante, ku Shqipëria nuk po humbet vetëm banorë në statistika, por po humbet të ardhmen e saj. Sipas saj, ulja e numrit të lindjeve, rënia e numrit të nxënësve në shkolla dhe emigrimi i të rinjve janë pjesë e së njëjtës krizë që kërkon një përgjigje kombëtare. Deputetja demokrate akuzoi qeverinë se, pas më shumë se një dekade në pushtet, nuk ka një strategji konkrete për të përballuar krizën demografike dhe se nuk e ka trajtuar familjen shqiptare si prioritet. Alolli...