“Shpërthen zemërimi edhe për Albanian Files” / Media holandeze: Edi Rama ka tërhequr mbi vete revoltën e popullit…
Me planin e tij për ta transformuar Shqipërinë me arkitekturë, si përmes ndërtimit të një resorti luksoz në një zonë natyrore, kryeministri Edi Rama ka tërhequr mbi vete zemërimin e popullit. Edhe zyrat holandeze të arkitekturës po vihen tani në shënjestër. Nga Kirsten Hannema, De Volkskrant “Do të jetë një dhuratë e Shqipërisë për Evropën,” tha kryeministri Edi Rama në një intervistë për gazetën britanike ‘The Observer’, duke folur për planin e Ivanka Trump dhe partnerit të saj Jared Kushner për të zhvilluar ishullin e paprekur Sazan, pranë bregdetit shqiptar, në një resort luksoz me dhjetë mijë dhoma hoteli. Artikulli u botua më 22 maj, një ditë përpara se në fshatin bregdetar Zvërnec të shpërthenin protestat kundër planit, të cilat më pas u përhapën në...
Burimi:
sot.com.al