Shpërfillja e mbrojtjes së mjedisit, pengesë për anëtarësimin e Shqipërisë në BE

Shpërfillja e mbrojtjes së mjedisit, pengesë për anëtarësimin e Shqipërisë në BE

Në sfondin e protestave të vazhdueshme, kritikat e Parlamentit Evropian këtë muaj ndaj qëndrimit të Shqipërisë për çështjet mjedisore mund të sinjalizojnë vështirësi për ambiciet e Tiranës për integrim në BE. Më 17 qershor, eurodeputetët shprehën “keqardhje të thellë” për dy ligje që, sipas kritikëve, vendosin interesat e zhvilluesve të turizmit elitar përpara mirëqenies së zonave natyrore të mbrojtura. Zgjatja e afatit të Ligjit të vitit 2015 për Investimet Strategjike mundëson “procedura të përshpejtuara të lejeve dhe një reduktim të kontrollit mjedisor, të cilat rrezikojnë të ndikojnë negativisht në zonat e mbrojtura dhe në zona të tjera të ndjeshme mjedisore”, tha Parlamenti, duke kërkuar gjithashtu shfuqizimin e ndryshimeve të miratuara në vitin 2024 në Ligjin për Zonat e Mbrojtura, të cilat, sipas eurodeputetëve, “lejojnë zhvillimin...