Shpërblim financiar për policët e plagosur në detyrë, Lamallari: Banesa falas për familjarët e atyre që humbin jetën
Punonjësit e plagosur në detyrë do të shpërblehen financiarisht, bëri me dije ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari pas mbledhjes së qeverisë. “Kabineti qeveritar gjykoi me rëndësi të miratohej trajtimi financiar për punonjësit e policisë së shtetit të plagosur në detyrë. Ky vendim trajton në mënyrë shteruese punonjësit e rënë në krye të detyrës. Ajo që rregullohet është edhe banesat falas për familjarët që përfitojnë banesa të ndërtuar nga Enti Kombëtar i Banesave apo që janë konfiskuar nga krimi i organizuar. “Pikat e përbashkëta të kalimit kufitar dhe kryerjen në mënyrë të përbashkët mes veprimtarive për procedurat për turizëm më cilësor dhe ekonomi më të fortë. Do të shfrytëzojmë periudhën e testimit për të lehtësuar në praktikë kalimin e qytetarëve dhe mallrave”, tha Lamallari.
Burimi:
sot.com.al