Shpallet në kërkim autori i plagosjes së 22-vjeçarit në Kurbin, nën kërcënimin e armës i mori edhe mjetin
Policia ka zbardhur ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e 25 korrikut në Kurbin, ku mbeti i plagosur me armë zjarri një 22-vjeçar. Si autor i dyshuar është shpallur në kërkim Klodjan Ndoj, 47 vjeç, banues në Sanxhak. Sipas hetimeve, 47-vjeçari dyshohet se e ka qëlluar 22-vjeçarin Veron Pasha me armë zjarri në këmbë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Pas plagosjes, autori është larguar nga vendi i ngjarjes duke i marrë të riut edhe automjetin, nën kërcënimin e armës. Gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes janë sekuestruar dy gëzhoja, ndërsa hetuesit po punojnë për gjetjen e autorit. “Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore të kryera nga grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, për ngjarjen e ndodhur më datë 25.07.2026, bazuar në provat e siguruara, specialistët...
Burimi:
sot.com.al