Shoqëria Riviera Kakome shpk: Dënojmë shkaktarët e dhunimit të pronës, të ligjit dhe të rendit

Shoqëria Riviera Kakome shpk: Dënojmë shkaktarët e dhunimit të pronës, të ligjit dhe të rendit

Ditën e djeshme, e diel 21 Qershor, disa dhjetra njerëz të pajisur me vare dhe mjete të tjera shkatërrimtare vërshuan në truallin privat të Kakomesë duke shkatërruar gjithcka mundën. Megjithëse porta ishte e hapur, e shkatërruan, vazhduan me rrethimin, kabinën e rojeve dhe gjithcka që gjetën përpara. Shoqëria Riviera Kakome shpk e denoncon këtë dhunë shkatërrimtare kundrejt një trualli privat të shitur nga shteti dhe një rrethimi të pronës të bërë me leje ndërtimi të lëshuar nga KKT. Kemi sistemuar provat për ndjekjen penale të personave përgjegjës. Besojmë që organet e ligjit do të bëjnë detyrën duke dënuar keqbërësit në mënyrë që akte të tilla të mos përsëriten. JUSTIFIKIMI I DHUNËS Është për të ardhur keq që dikush e justifikon dhunën me faktin që njerëzve...