Shkelën rregullat e sigurisë në det, Policia Kufitare e Vlorës bllokon gomonet, gjoba të majme për drejtuesit  

Shkelën rregullat e sigurisë në det, Policia Kufitare e Vlorës bllokon gomonet, gjoba të majme për drejtuesit  

Policia Kufitare ka intensifikuar kontrollet në vijën bregdetare të Vlorës, duke ndëshkuar dy drejtues mjetesh lundruese që u kapën duke lundruar pranë brigjeve, në shkelje të rregullave të sigurisë detare dhe duke rrezikuar pushuesit. Rasti i parë u evidentua pas një njoftimi se një gomone po lëvizte në afërsi të bregut në plazhin e Potamit. Shërbimet e Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Vlorë lokalizuan mjetin në plazhin e Drimadhes, ku e bllokuan. Drejtuesi i saj, shtetasi H. L., u ndëshkua me një gjobë prej 500 mijë lekësh. Gjatë patrullimeve në vijën bregdetare, efektivët konstatuan edhe një gomone tjetër që po lundronte pranë bregut në zonën e njohur si “Plazhi i Hidrovorit”. Edhe ky mjet u bllokua, ndërsa drejtuesi, shtetasi E. Sh., u gjobit me...