Shërbim dentar falas në QSUT, klinika universitare ofron trajtime dentare pa pagesë për fëmijët

Shërbim dentar falas në QSUT, klinika universitare ofron trajtime dentare pa pagesë për fëmijët

Një dhëmb i prishur ka pasoja për të gjithë shëndetin dhe ndoshta shpesh e keni neglizhuar, pasi në klinikat stomatologjike private kostot janë të larta, duke pritur deri sa dhimbja të jetë e padurueshme. Por QSUT ofron shërbim falas në Klinikën Stomatologjike Universitare, e cila ka kushtet dhe pajisjet e fjalës së fundit që nuk i gjen në të gjitha klinikat private. “Kam për të hequr 5 dhëmbë. Më thanë është shumë mirë dhe qenka vërtet shumë mirë”, u shpreh një pacient. Por cila është grupmosha që përfiton shërbimet falas në Klinikën Stomatologjike Universitare? “Përfitojnë falas deri në 18 vjeç, grupet në nevojë”, shprehet Belisa Kaleci, drejtoreshë e Klinikës Stomatologjike Universitare. Por cilat janë shërbimet që kryhen në Klinikën Stomatologjike Universitare? “Që nga më të...