Shantazh ndaj protestës”, policia nis hetim për vlerësimet me ‘1 yll’ në Google ndaj miqve të Ramës

Shantazh ndaj protestës”, policia nis hetim për vlerësimet me ‘1 yll’ në Google ndaj miqve të Ramës

Teksa policia paralajmëron ndjekje penale për “manipulim tregu” dhe “falsifikim kompjuterik” ndaj mijëra qytetarëve që po vlerësojnë negativisht bizneset e perceptuara pranë qeverisë, ekspertët e ligjit dhe shoqëria civile e akuzojnë për një tentativë shantazhi për të shtypur lirinë e shprehjes dhe për të barazuar protestën e ligjshme digjitale me krimin kibernetik. Një muaj më parë, kur protestat masive kundër qeverisë sapo kishin filluar, në një cep të internetit, një platformë sociale që njihet si Reddit – pak e njohur dhe pak e përdorur nga shqiptarët, përdorues të një forumi për Shqipërinë sugjeruan bojkotin e bizneseve që ata i konsiderojnë të lidhura me qeverinë. “Bojkot bizneseve të oligarkëve”, shkruhej në një postim të para 30 ditëve, ndër dhjetëra të tillë me thirrje për t’iu bashkuar...