Sërish zjarr në Novoselë të Vlorës/ Flakët përfshijnë barishte e pemë, nuk raportohet për të lënduar
Një vatër zjarri është regjistruar në zonën e fshatit Mifol në Novoselë. Flakët kanë përfshirë barishte, pemë, duke u përhapur me shpejtësi në sipërfaqen e prekur. Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e shërbimit zjarrfikës, të cilat po punojnë për izolimin dhe shuarjen e flakëve, me qëllim parandalimin e përhapjes së mëtejshme të zjarrit. Deri më tani nuk raportohet për banesa të rrezikuara apo persona të lënduar, ndërsa shkaqet e rënies së zjarrit mbeten ende të paqarta.
Burimi:
sot.com.al