“Selenica i plotëson të gjitha kriteret për të qenë bashki”, Sinaj kundër propozimit të PS: Duhet të dëgjohen…
Deputeti i PS Vullnet Sinaj nëpërmjet një reagimi në Facebook, ka shprehur qëndrimin e tij kundër propozimit të PS për reformën territoriale. Ai ka kundërshtuar bashkimin e Selenicës me Vlorën. Në reagimin e tij nënvizon se është e rëndësishme që të dëgjohet zëri i ekspertëve dhe mbi të gjitha siç thotë ai duhet të prevalojë interesi i qytetarëve. “Kam bindjen se transfertat e pakushtëzuara që marrin bashkitë nga buxheti i shtetit janë shumë të ulëta. Nëse do të bënim një ndarje të drejtë të buxhetit të shtetit duke shtuar buxhetin për qeverisjen vendore, nuk do të kishim nevojë të zvogëlojmë numrin e bashkive, por të rrisim financimin e tyre, veçanërisht për investime në infrastrukturë, duke mbështetur bashkitë që kanë më shumë nevojë”, shprehet Sinaj. Reagimi...
Burimi:
sot.com.al