“Rruga e re po na izolon”/ Korridori VIII bllokon një fshat të tërë, banorët e Mirakës paralajmërojnë protestë

“Rruga e re po na izolon”/ Korridori VIII bllokon një fshat të tërë, banorët e Mirakës paralajmërojnë protestë

Banorët e fshatit Mirakë dhe të disa fshatrave të tjerë të Njësisë Administrative Polis dhe Valë në bashkinë e Librazhdit kanë paralajmëruar zhvillimin e një proteste paraditen e së hënës, duke kundërshtuar projektin e zgjerimit të segmentit Elbasan–Qafë Thanë, Faza II, pjesë e Koridorit VIII. Protesta është njoftuar të nisë rreth orës 09:00, ndërsa banorët shprehen se nuk janë kundër investimit dhe ndërtimit të rrugës së re, por kundërshtojnë faktin që projekti nuk parashikon një hyrje-dalje në karrexhatën e majtë për t’u shërbyer fshatrave Mirakë, Gostimë, Qendër, Gurshpatë, Vilan, Sheh dhe Valë. Sipas tyre, mungesa e një daljeje të drejtpërdrejtë drejt aksit kryesor do të krijojë izolim për mijëra banorë, duke vështirësuar lëvizjen e përditshme, transportin e produkteve bujqësore, qarkullimin e mjeteve të transportit publik,...