Rreziku nga zjarret/ Lamallari paralajmëron: Zjarrvënia është krim, dënimet në Kodin Penal shkojnë deri në 15 vite burg
Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, u ka bërë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes dhe përgjegjësi maksimale për parandalimin e zjarreve, duke theksuar se çdo zjarr i shkaktuar nga dora e njeriut rrezikon jetën e qytetarëve, pronën, pyjet dhe pasuritë natyrore, ndërsa përbën një vepër penale që ndëshkohet me masa të ashpra. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ministri Lamallari nënvizoi se mbrojtja e vendit nga zjarret është një përgjegjësi e përbashkët. “Kujdes! Zjarrvënia nuk është pakujdesi, por krim që ndëshkohet me burgim. Çdo zjarr i shkaktuar nga dora e njeriut është një kërcënim për jetën, pronën, pyjet dhe të mirën e përbashkët. Kërkohet më shumë përgjegjësi qytetare dhe gatishmëri për të mbrojtur çdo qytetar dhe shmangur katastrofa,” shprehet ministri Lamallari. Ministri rikujtoi se...
Burimi:
sot.com.al