Restaurimi 3.8 mln € i Muzeut Arkeologjik të Durrësit pa transformimin digjital të premtuar
Katër vite pas nisjes së restaurimit me një fond prej 3.8 milionë eurosh të Bashkimit Evropian, Muzeu Arkeologjik i Durrësit u rihap me një muzealizim që në pjesën më të madhe riciklon konceptin e mëparshëm dhe pa transformimin digjital të premtuar. Projekti i zbatuar nga UNOPS-i u rrudh kryesisht në punime ndërtimore, ndërsa mungojnë pavijonet e planifikuara, laboratorët funksionalë dhe kushtet e përshtatshme për ruajtjen e mijëra artefakteve, një pjesë e të cilave vijojnë të mbahen në kontejnerë Saga e restaurimit të radhës të Muzeut Arkeologjik të Durrësit mori fund 28 prillin e këtij viti, gati 4 vite vite pas tërmetit shkatërrimtar që u bë shkak edhe për nisjen e kësaj ndërhyrje të gjerë rikonstruksioni dhe përmirësimi të ambienteve muzeale. Projekti zë vend...
Burimi:
sot.com.al