Republika e betonit, aleancat mes pushtetit, krimit dhe ndërtimit

Republika e betonit, aleancat mes pushtetit, krimit dhe ndërtimit

Dyshimet se një grup kriminal me bazë në Shqipëri qarkullonte drogë nga Amerika Latine drejt porteve të Valencias dhe Roterdamit, për ta shpërndarë më pas në vendet e Bashkimit Evropian, detyruan Prokurorinë e Barit të kërkonte ndihmë nga Shqipëria për gjurmimin e anëtarëve të tij. Në vitin 2019, Prokuroria e Barit dhe Prokuroria e Posaçme në Tiranë (SPAK) krijuan një skuadër të përbashkët hetimore për të gjurmuar një nga rrjetet më të rrezikshme të trafikut të kokainës. Ndërkohë, udhëheqësi i dyshuar i kësaj organizate nuk po fshihej. Përkundrazi, ai po zgjeronte portofolin e investimeve në pasuri të paluajtshme. Në kulmin e hetimeve, Elvis Doçi, i njohur në dosjet hetimore si “Visi i Pojës”, siguronte toka me çmime të papërfillshme në periferi të Tiranës, planifikonte komplekse...