Reforma Territoriale, qytetarët e Belshit kundër bashkimit me Elbasanin, ngrihen në protestë
Edhe qytetarët e Belshit protestuan sot kunder Reformës Territoriale e cila parashikon bashkimin me Elbasanin. Me pankartat “Rilindja e donte Belshin Kryeqytet, ju po e asimiloni” qytetarët kërkuan qëndrimin e bashkisë. Ata bënë thirrje bashkimit pa parti politike në mbrojtje të vlerave dhe identitetit të zonës. Edhe në Belsh nisi mbledhja e firmave për peticion kundër Territoriales.
Burimi:
sot.com.al