Raporti i KLGJ/ Mbi 20 mijë çështje ende pa zgjidhje në gjykata, 111 gjyqtarë ende të nevojshëm

Raporti i KLGJ/ Mbi 20 mijë çështje ende pa zgjidhje në gjykata, 111 gjyqtarë ende të nevojshëm

Raporti i Këshillit të Lartë Gjyqësor (KLGJ), i paraqitur në Parlament, nxjerr sërish në pah problematikën e vonesave në shqyrtimin e çështjeve gjyqësore në vend. Sipas dokumentit, aktualisht në sistemin gjyqësor janë ende 20 mijë e 888 çështje të pazgjidhura. Megjithatë, vihet re një ulje e ndjeshme e stokut krahasuar me fundin e vitit 2021, kur numri i çështjeve të mbetura pezull ishte 36 mijë e 288. Në raport theksohet gjithashtu se, krahasuar me gjetjet e vitit 2024, numri i çështjeve të prapambetura është ulur me 5 mijë e 170 raste, ndërsa koha e shqyrtimit në seanca është reduktuar me rreth 10 për qind. Reforma në drejtësi vijon të ketë mbështetje si brenda vendit ashtu edhe nga institucionet ndërkombëtare, por procesi i plotësimit të sistemit...