“Rama po përgatit kapjen e qindra milionë eurove”/ Berisha ngre akuza: Do ta bëjë si KAYO, modeli i punëve të pista

“Rama po përgatit kapjen e qindra milionë eurove”/ Berisha ngre akuza: Do ta bëjë si KAYO, modeli i punëve të pista

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur akuza ndaj qeverisë lidhur me nismën për centralizimin e tregtisë së barnave dhe krijimin e një ndërmarrjeje shtetërore për importin e ilaçeve, ndërsa shigjetoi kompaninë shtetërore Kayo. Duke iu përgjigjur një pyetjeje gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët, Berisha pretendoi se pas krijimit të ndërmarrjes shtetërore mund të fshihet një skemë për kalimin e saj te një biznesmen i lidhur, sipas tij, me kryeministrin Edi Rama. Sipas kreut të PD-së, qëllimi do të ishte përfitimi i qindra milionë eurove nga tregtia e ilaçeve. Ai e lidhi këtë pretendim edhe me kompaninë KAYO, për të cilën tha se Partia Demokratike do të hetojë dhe do të publikojë të dhëna që, sipas tij, lidhen me veprimtarinë e saj. Berisha e...