Rama “peshkon” sërish te PD-ja, emëron Jola Hysën në krye të Agjencisë Kombëtare të Turizmit

Rama “peshkon” sërish te PD-ja, emëron Jola Hysën në krye të Agjencisë Kombëtare të Turizmit

Kryeministri Edi Rama vijon të “joshë” me poste ish-eksponentët e pakënaqur dhe të larguar të Partisë Demokratike. Së fundmi në krye të Agjencisë Kombëtare të Turizmit është emëruar Jola Hysa, ish-sekretare për Marrëdhëniet me Publikun në Partinë Demokratike. Hysa u largua nga Partia Demokratike në mars të këtij viti, duke i dhënë fund angazhimit të saj në strukturat drejtuese të selisë blu. Pak muaj më vonë, ajo merr drejtimin e Agjencisë Kombëtare të Turizmit, institucion përgjegjës për promovimin e Shqipërisë si destinacion turistik. Emërimi i saj i shtohet një serie lëvizjesh të ngjashme, ku ish-figura të Partisë Demokratike janë përfshirë në administratën shtetërore. Emërimi i Hysës, vjen pas emërimit të ish-deputetes demokrate Zheni Gjergji në krye të Spitalit Rajonal ‘Dr. Xhaferr Kongoli’ në Elbasan dhe...