“Rama në burg, Berisha në burg”/ Të pandalshëm, shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Edi Ramës
Pas përfundimit të fjalimeve dhe tubimit përpara godinës së Kryeministrisë në këtë ditë të 26-të të protestës masive qytetare, protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës. Mijëra protestues njëzëri kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Marshimi ka vijuar pranë bashkisë së Tiranës, duke vijuar më tej në akset e tjera në kryeqytet. Me thirrjet “Shqipëria e Re”, Revolucion, “Ju erdhi fundi”, “Shqipëria kërkon revolucion”, vijon marshimi në Tiranë.
Burimi:
sot.com.al