“Rama jepe dorëheqjen! Ju erdhi fundi”/ Mbyllet protesta para Kryeministrisë, nis marshimi në rrugët e Tiranës
Pas rreth tre orësh poshtë zyrës së kryeministrit Edi Rama, qytetarët kanë nisur marshimin nëpër rrugët e Tiranës. Edhe pse kanë kaluar plot 20 ditë nga nisja e protestave, pjesëmarrja ka qenë tejet masive edhe mbrëmjen e djeshme, me protestues që janë grumbulluar para godinës së Kryeministrisë, duke vijuar mobilizimin e pandërprerë të javëve të fundit. Për 20 ditë me radhë, qytetarët kanë protestuar në Tiranë, duke shprehur pakënaqësinë e tyre dhe duke kërkuar ndryshime politike. Protestuesit theksojnë se do të vijojnë mobilizimin deri në realizimin e kërkesës së tyre kryesore: dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe të qeverisë.
Burimi:
sot.com.al