“Rama jepe dorëheqjen”/ Dita e 55 e rezistencës qytetare, nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skëndërbej”
Rezistenca qytetare hyn sot në ditën e saj të 55-të, duke u renditur ndër protestat më të gjata të zhvilluara në 35 vitet e pluralizmit në Shqipëri. Qytetarët kanë nisur grumbullimin në sheshin “Skënderbej”, nga ku pritet të marshojnë drejt godinës së Kryeministrisë. Përpara selisë së qeverisë do të mbahen fjalime, ndërsa protestuesit do të përsërisin kërkesat e tyre ndaj ekzekutivit. Kërkesa kryesore mbetet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama, të cilën pjesëmarrësit e cilësojnë si të panegociueshme. Për 55 net me radhë, mijëra qytetarë janë mbledhur përpara Kryeministrisë dhe më pas kanë zhvilluar marshime në rrugët e Tiranës. Me thirrje si “Rama jep dorëheqjen” dhe “Nesër më shumë”, protestuesit deklarojnë se mobilizimi do të vijojë edhe në ditët në vazhdim. Gjatë protestave janë dëgjuar edhe...
Burimi:
sot.com.al