Rama jep për hotele edhe tokën e komisariatit të Dhërmiut dhe Palasës

Rama jep për hotele edhe tokën e komisariatit të Dhërmiut dhe Palasës

Pesë vjet më parë, qeveria shqiptare shpenzoi 112 milionë lekë përmes Fondit Shqiptar të Zhvillimit për ndërtimin e një poste policie, një urgjence mjekësore dhe shërbime të tjera mbështetëse pranë resortit luksoz “Green Coast” – e pagëzuar si “Qendra e shërbimeve të integruara Palasë”. Si pjesë e investimit publik u ndërtua edhe një helipad brenda Përroit të Palasës, një monument i mbrojtur i natyrës, pavarësisht kundërshtimit të Agjencisë së Zonave të Mbrojtura. Pa kaluar ende pesë vjet nga investimi, Korporata e Investimeve Shqiptare po kërkon partnerë privatë për të ndërtuar hotele mbi truallin e Qendrës së Shërbimeve të Integruara në Palasë si dhe mbi tokën ku ndodhet posta e Policisë Kufitare disa kilometra më në jug. Në këmbim, Korporata planifikon që investitorët privatë të ndërtojnë...