Rama intervistë për “Channel 4”: Absurde ideja se mund të ecim para me një projekt që nuk përputhet me standardet…
Kryeministri Edi Rama ka realizuar një intervistë për median “Channel 4”, ku ka folur për Zvërnecin dhe protestat e fundit në vend. Rama e konsideroi absurd mendimin se Shqipëria mund të ecë para me një projekt që nuk përputhet me standardet evropiane. Ndër të tjera kryeministri u shpreh se projekti nuk synon ta shkatërrojë Zvërnecin, por ta rigjenerojë. “Janë përfshirë arkitektë të nivelit më të lartë dhe projektues peizazhi të njohur për punën e tyre në zonat ligatinore. Në të njëjtën kohë ne po bëjmë në mënyrë të pavarur vlerësimin e ndikimit në mjedis. Pra, projekti nuk synon ta shkatërrojë atë vend të bukur. Synon ta rigjenerojë. Është shumë mirë që Komisioni është i shqetësuar. Nuk mund të jetë ndryshe. Dhe, meqë ra fjala, ne...
Burimi:
sot.com.al