“Qeveria po përgatitet të…”/ Jorida Tabaku kundërshton projektin për kompaninë shtetërore të barnave: Tendera dhe…
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka reaguar ndaj projektligjit për krijimin e një kompanie të re shtetërore që do të menaxhojë zinxhirin e furnizimit me barna, duke ngritur akuza për rrezikun e përqendrimit të kontrollit mbi tregun farmaceutik. Me anë të një postimi në Facebook, Tabaku kundërshton krijimin e kompanisë shtetërore, duke argumentuar se kjo strukturë do të ketë kompetenca të gjera, nga planifikimi i nevojave dhe blerja e barnave, te magazinimi, transporti, shpërndarja, administrimi i rezervës strategjike dhe menaxhimi i platformave kombëtare. Sipas saj, kompania do të ketë gjithashtu rol në përcaktimin e specifikimeve teknike, katalogut të furnizimeve shëndetësore dhe marrëveshjeve për hyrjen e barnave në sistem. “Kjo kompani nuk do të merret vetëm me organizimin e tenderëve. Sipas projektligjit, ajo mund të...
Burimi:
sot.com.al