“Qeveria në panik përballë protestave”/ Gjoni: Lideri i opozitës po sulmohet për të frikësuar qytetarët
Deputeti i Partisë Demokratike, Gjin Gjoni, në një intervistë në një studio televizive, ka akuzuar qeverinë për ushtrim dhune ndaj opozitës dhe protestuesve paqësorë gjatë protestës së fundit të organizuar nga Partia Demokratike në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Sipas Gjonit, megjithëse protesta ishte paqësore, reagimi i policisë ka qenë i ashpër dhe i pajustifikuar, duke përfshirë bllokimin e bulevardit nga forcat speciale, përdorimin e mjeteve të rënda si autobotët me ujë me presion dhe gazin lotsjellës për të penguar marshimin e opozitës. Gjoni theksoi se dhuna ndaj liderit të opozitës, Sali Berisha, dhe përfaqësuesve të PD-së synon intimidimin e qytetarëve, ndërsa kritikoi edhe reagimin e dobët të faktorit ndërkombëtar ndaj situatës. Gjoni:Është e vërtetë, pasi ashtu siç edhe ju e theksuat, kemi qenë pjesëmarrës në...
Burimi:
sot.com.al