Qeveria miraton paketën e re të vendimeve, nga shpronësimet te zhvillimi i ekonomisë malore

Qeveria miraton paketën e re të vendimeve, nga shpronësimet te zhvillimi i ekonomisë malore

Këshilli i Ministrave ka miratuar një paketë vendimesh në mbledhjen e zhvilluar më 9 korrik 2026, që prekin administratën publike, mjedisin, zhvillimin ekonomik dhe projektet infrastrukturore. Ndër vendimet kryesore është miratimi i rregullave për përcaktimin e kritereve, procedurave të përzgjedhjes, funksionimit dhe ushtrimit të përgjegjësive të komisioneve këshillimore për dhënien e titujve të nderit. Qeveria vendosi gjithashtu t’i propozojë Kuvendit listën e kandidatëve të kualifikuar për kryetar dhe tre anëtarë të Komisionit të Prokurimit Publik. Në mbledhje u miratua edhe marrëveshja e zbatimit ndërmjet Ministrisë së Ekonomisë dhe Inovacionit dhe Agjencisë Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ), për programin “Qendrat për Migracion dhe Zhvillim” (ZME). Një tjetër vendim përcakton kriteret, masën e përfitimit dhe llojet e pushimeve me ose pa pagesë për punonjësit e shërbimit të...