“Qeveria arrogante përballë qytetarëve, nuk bën transparencë”, Ervis Çela: Si doli shifra 4 mln euro dhe u rrethua…

“Qeveria arrogante përballë qytetarëve, nuk bën transparencë”, Ervis Çela: Si doli shifra 4 mln euro dhe u rrethua…

Ervis Çela nga “Shqiperia Bëhet” ka akuzuar qeverinë për mungesë transparence lidhur me projektin e planifikuar në zonën e Zvërnecit, duke e cilësuar arrogancën institucionale si shkakun kryesor të reagimit qytetar. Në një studio televizive Çela deklaroi se qytetarët nuk janë kundër investimeve apo zhvillimit ekonomik, por kërkojnë informacion të plotë dhe respektim të procedurave ligjore. “Arroganca më e madhe dhe shkaku kryesor pse qytetarët protestojnë është arroganca e qeverisë. Qytetarët kërkojnë transparencë, nuk janë kundër investimit”, u shpreh ai. Ai ngriti gjithashtu pikëpyetje mbi procedurat e ndjekura për rrethimin e pronës, duke pretenduar se për kryerjen e këtyre punimeve duhet të ekzistojë një projekt dhe lejet përkatëse, gjë që mohohet nga kryeministri Edi Rama, i cili pretendon se projekti nuk ka ardhur në fazën...