“Pse nuk e shpallët non grata ministren serbe?” Balla përplaset me Muçin: Laj gojën kur flet për Ramën

“Pse nuk e shpallët non grata ministren serbe?” Balla përplaset me Muçin: Laj gojën kur flet për Ramën

Senaca e sotme parlamentare nisi sërish me debate mes partive të vogla opozitare të cilat nuk kanë braktisur Kuvendin dhe mazhorancës. Deputeti i Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi, ngriti në seancën plenare çështjen e deklaratës së ministres serbe Snezhana Paunoviq lidhur me spastrimin etnik në Kosovë. Ai kërkoi sqarim se pse qeveria shqiptare nuk ka ndërmarrë të njëjtin hap si Kosova, e cila e ka shpallur ministren serbe “non grata”. Nga foltorja e Kuvendit, Muçi i bëri thirrje qeverisë shqiptare të mbajë një qëndrim ndaj deklaratës së ministres serbe dhe kritikoi mungesën e reagimit nga kryeministri Edi Rama. “Spastrimi etnik është krim ndaj njerëzimit. Deklarata të tilla janë në shkelje të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë. Nëse Rama nuk mban qëndrim për deklaratën e ministres serbe,...